Hën. Gus 31st, 2026

Rreth 50 mauna me naftë nga Kosova bllokohen në Durrës, shoferët në pritje prej orësh

Rreth 50 mauna me naftë nga Kosova janë bllokuar nga Dogana e Shqipërisë në Durrës, ndërsa shoferët po presin prej orësh për të përfunduar procedurat doganore.

Një prej shoferëve ka treguar, se ka arritur në Durrës gjatë natës, rreth orës 01:00, ndërsa pas ngarkimit, që sipas tij ka zgjatur rreth tetë orë, dokumentacioni është rregulluar rreth orës 09:00.

Megjithatë, edhe pas përfundimit të dokumenteve, shoferi thotë se vazhdon të presë në Porto Romano për të vijuar rrugën.

“Kam ardhur qysh mbrëmë në orën 1 të natës. Kam ngarkuar rreth 8 orë. Letrat i kam rregulluar në orën 9 e pak, por ende jemi duke pritur në Porto Romano”, ka deklaruar shoferi.

Sipas tij, në pritje ndodhen rreth 50 mauna me naftë nga Kosova.

Postime të Ngjashme