Boksieri shqiptar, Ardian Krasniqi, do të ngjitet sërish në ring më 14 nëntor 2026, në Stuttgart të Gjermanisë, ku do të përballet me boksierin Guarapana.
Dy boksierë të pamposhtur, dy rekorde perfekte dhe një përballje që premton spektakël!
Krasniqi hyn në këtë duel me bilanc prej 13 fitoresh pa asnjë humbje, ndërsa kundërshtari i tij me 11 fitore radhazi.
Prania dhe brohoritjet e shqipeve janë motivim i madh për kampionin tonë!

