Nën patronatin e presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u mbajt festa tradicionale “Darka e Lamës”.
Ajo më tej tha se në traditën shqiptare, përfundimi i të korrave dhe mbledhja e bereqetit shënonin një moment të veçantë, duke shtuar më tej se pas muajve të punës në ara, familjet dhe fqinjët mblidheshin rreth një tryeze të përbashkët për të shprehur mirënjohjen për frytet e punës.
Presidentja theksoi se kjo traditë na kujton se bereqeti nuk është vetëm fryt i tokës dhe i mundit të bujkut, ai është edhe solidariteti ndërmjet njerëzve dhe zemra e hapur e shtëpisë.
Sipas saj, në traditën shqiptare, shtëpia e të zotit është edhe shtëpia e mikut, prandaj, shtoi ajo, tryeza e shtruar është shprehje e mikpritjes, ndërsa buka e ndarë me të tjerët dëshmon respektin dhe besimin ndaj njeriut, pikërisht këtë vlerë e ruan Darka e Lamës.
Presidentja Shiroka-Pula tha se në vitin 2002, Presidenti Ibrahim Rugova e shndërroi këtë traditë në nivel institucional, duke shtuar se kjo festë është simbol i falënderimit për tokën e Kosovës dhe për njerëzit e saj.
Në fund, presidentja tha se le ta mbajmë gjallë Darkën e Lamës dhe vlerat që ajo përfaqëson: mirënjohjen, solidaritetin, mikpritjen dhe respektin për punën e njerëzve tanë.

