Mar. Nën 3rd, 2026

Drita pret nesër Prishtinën, pas katër fitoreve rresht!

Drita po kalon momentet më të mira në kampionat dhe tashmë ka në shënjestër edhe Prishtinën, duel i cili fillon nesër nga ora 13:00.

Skuadra gjilanase po shkëlqen në Superligën e Kosovës, duke regjistruar katër fitore radhazi.

Në anën tjetër, Prishtina do të synojë të vazhdojë drejt motivimit tutje për të ardhmen e ekipit, ku menjëherë pas liderit të kreut Malishevës, zë pozitën e dytë në tabelë!

Bardhekaltrit kanë regjistruar rezultate pozitive në disa nga ndeshjet e fundit, por humbja 0-3 nga Drita vazhdon të jetë një rezultat që skuadra kryeqytetase dëshiron ta lërë pas.

Para kësaj humbjeje, Prishtina kishte barazuar 1-1 me Malishevën dhe kishte fituar 1-0 në udhëtim ndaj Ballkanit.

Pas disfatës nga Drita, skuadra e Prishtinës reagoi duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0, më 31 tetor.

 

 

Postime të Ngjashme