Demokracia në Veprim (DnV) ka reaguar pas emërimit të anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) nga u.d. e Presidentes, Albulena Haxhiu, duke vlerësuar se përbërja e këtij institucioni ende nuk është kompletuar.
Sipas DnV-së, KQZ-ja aktualisht ka 10 nga 11 anëtarët që parashihen me Kushtetutë.
“U.d. së presidentes, znj. Albulena Haxhiu, sot, me emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nuk e ka përmbyllur përbërjen e plotë të këtij institucioni”, thuhet në reagimin e organizatës.
DnV-ja ka kundërshtuar edhe arsyetimin se KQZ-ja mund të funksionojë me 10 anëtarë, duke thënë se një gjë e tillë nuk mund të përdoret si justifikim për moskompletimin e institucionit.
“Argumenti se KQZ-ja mund të funksionojë edhe me 10 anëtarë nuk mund të shërbejë si arsyetim për moskompletimin e saj”, thekson DnV-ja.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

