Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar punësimet e bëra në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, që rezultojnë të jenë të afërm të politikanëve të ndryshëm.
“Emërimet në diplomaci duhet të bazohen në meritë, profesionalizëm dhe kritere ligjore, jo në lidhje familjare me zyrtarët e pushtetit” shkroi ajo.
Ky është postimi i plotë i saj:
Glauk, nale dorën me nipa e mbesa!
Ambasadat e Kosovës nuk janë vende për rehati familjare e partiake!
Emërimet në diplomaci duhet të bazohen në meritë, profesionalizëm dhe kritere ligjore, jo në lidhje familjare me zyrtarët e pushtetit.
Diplomacia duhet t’u shërbejë interesave të shtetit, jo interesave familjare e partiake!

