Analisti sportiv italian, Daniele Adani, ka dhënë një vlerësim kritik për futbollistin kosovar Edon Zhegrova, duke thënë se ai nuk është në nivelin e kërkuar për të luajtur te Juventusi.
Adani, ish-futbollist dhe aktualisht analist në Rai Sport, mendon se Zhegrova do të përshtatej më shumë te një skuadër që synon të renditet në mesin e tabelës, pasi, sipas tij, kosovari nuk po luan mjaftueshëm gjatë ndeshjeve.
“Edon Zhegrova nuk është një nivel lojtari për Juventusin. Ai nuk ka të bëjë asgjë me Juventusin. Ai duhet të luajë për një skuadër që lufton për mesin e tabelës, sepse ai luan vetëm 30 minuta për ndeshje”, ka deklaruar Adani.
Megjithatë, Zhegrova pati një paraqitje të mirë në ndeshjen e fundit të Juventusit kundër Cagliarit, ku u aktivizua në fillim të pjesës së dytë dhe,, ndikoi pozitivisht në lojën e skuadrës italiane.

