Gjilani është tronditur nga disa raste të rënda të dhunës, ku brenda dy ditësh kanë mbetur të vrarë tre persona, ndërsa një tjetër është plagosur. Përballë kësaj situate, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka thirrur për sot një mbledhje urgjente për të diskutuar gjendjen e sigurisë në komunë.
Takimi pritet të shërbejë për shqyrtimin e rasteve të fundit dhe koordinimin e veprimeve ndërmjet institucioneve përgjegjëse, me qëllim të parandalimit të ngjarjeve të tjera të rënda.
Rastet e fundit kanë ngritur shqetësime për sigurinë publike në rajonin e Gjilanit, ndërsa organet e rendit po zhvillojnë hetime për të sqaruar rrethanat dhe motivet e ngjarjeve.
Mbledhja e thirrur nga Hyseni synon të vlerësojë situatën dhe të shqyrtojë masat që mund të ndërmerren për rritjen e sigurisë së qytetarëve.

