Hën. Tet 12th, 2026

Policia shqipton 1.759 gjoba brenda 24 orëve, regjistrohen 61 aksidente trafiku

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 61 aksidente trafiku, prej të cilave 22 kanë përfunduar me persona të lënduar, ndërsa 39 të tjera kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Gjatë së njëjtës periudhë, Policia e Kosovës ka shqiptuar gjithsej 1.759 gjoba ndaj drejtuesve të automjeteve për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Po ashtu, 11 persona janë arrestuar, ndërsa nëntë të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Policia vazhdon të bëjë thirrje për respektimin e rregullave të trafikut dhe për kujdes të shtuar në rrugë, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion.

Postime të Ngjashme