Korporata Energjetike e Kosovës ka nisur këtë mëngjes procesin e startimit të njësisë A5 në termocentralin “Kosova A”.
Gjatë kësaj faze pritet të ketë tym më të theksuar, i cili, sipas KEK-ut, është pjesë e procesit teknologjik të vënies në punë të njësisë.
Ky fenomen mund të vazhdojë deri në arritjen e parametrave të nevojshëm dhe stabilizimin e njësisë.
Për këtë arsye, KEK-u u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë mirëkuptim, veçanërisht banorëve të Komunës së Obiliqit, të cilët mund ta vërejnë tymin gjatë zhvillimit të këtij procesi.
Korporata ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin gjatë startimit të njësisë A5.

