INSTITUTI HIDROMETEOROLOGJIK I KOSOVËS
☀️ E hënë, 31.08.2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe vranësira të pakta, të pranishme kryesisht përgjatë zonave malore.
🌡️ Temperatura minimale: 12–17°C
🌡️ Temperatura maksimale: 29–34°C
💨 Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.
⸻
🌤️ E martë, 01.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona, vranësirat mund të shoqërohen me reshje shiu.
🌡️ Temperatura minimale: 11–17°C
🌡️ Temperatura maksimale: 28–33°C
💨 Era: nga verilindja, me shpejtësi 1–7 m/s.
⸻
⛅ E mërkurë, 02.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat do të shtohen dhe lokalisht priten reshje shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.
🌡️ Temperatura minimale: 13–17°C
🌡️ Temperatura maksimale: 28–32°C
💨 Era: nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–8 m/s.
⸻
🌤️ E enjte, 03.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperatura minimale: 11–15°C
🌡️ Temperatura maksimale: 27–31°C
⸻
🌤️ E premte, 04.09.2026
Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara.
🌡️ Temperatura minimale: 10–14°C
🌡️ Temperatura maksimale: 27–32°C
💨 Era: nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
⸻
🌱 VLERËSIMI AGROMETEOROLOGJIK
Gjatë periudhës 31 gusht – 4 shtator 2026, kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore.
🌡️ Temperaturat e larta gjatë ditës do të favorizojnë pjekjen e kulturave, ndërsa moti kryesisht i thatë mund të rrisë humbjen e lagështisë nga toka dhe nevojën për ujitje.
🌧️ Reshjet lokale të mundshme gjatë së martës dhe së mërkurës, të shoqëruara me bubullima dhe shkarkime rrufesh, mund të përmirësojnë përkohësisht gjendjen hidrike të tokës. Megjithatë, lokalisht ato mund të krijojnë kushte të favorshme për zhvillimin e sëmundjeve te kulturat bujqësore.

