Mër. Nën 4th, 2026

OVL-UÇK: Serbia mban arkivat, kërkojmë të vërtetën dhe drejtësinë për të zhdukurit

Në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kujtuar personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë dhe ka shprehur solidaritet me familjet e tyre, të cilat prej vitesh presin të mësojnë fatin e më të dashurve të tyre.

Në një reagim në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se çështja e personave të zhdukur nuk duhet të mbetet peng i heshtjes, kalkulimeve politike apo, siç thuhet në reagim, i shpërfilljes institucionale.

“Serbia mban arkivat dhe përgjigjet. Ajo duhet t’i hapë ato dhe institucionet ndërkombëtare duhet ta detyrojnë ta bëjë këtë”, thuhet në reagimin e organizatës.

OVL-UÇK ka kërkuar zbardhjen e fatit të të zhdukurve, llogaridhënie dhe drejtësi për familjet e tyre.

“Kërkojmë të vërtetën, llogaridhënien dhe drejtësinë. Asgjë më pak. Familjet e tyre nuk do të mbeten kurrë vetëm”, përfundon reagimi.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTË

Postime të Ngjashme