Sht. Tet 10th, 2026

Vazhdon java e 8-të në Superligë, këto janë ndeshjet e sotme

Dje ka rinisur sezoni në Superligën tonë pas pauzës dyjavore të ndeshjeve ndërkombëtare.

Dhe ajo nisi me dy ndeshje të zjarrta, me Ballkanin që mposhti Llapin 0-1 si dhe Malisheva që mori fitoren ndaj kampionit të Kosovës, Dritës me po të njëjtin rezultat.

Ndërsa po ashtu edhe sot do të zhvillohen dy ndeshje, me Vushtrrinë që do të jetë nikoqire ndaj Gjilanit si dhe derbi i Drenicës që pret dy skuadrat nga ky regjion, KF Drenica dhe Feronikeli’74.

Ndeshjet do të zhvillohen në orën 14:00 dhe 18:00 respektivisht.

Postime të Ngjashme