Pre. Tet 9th, 2026

Kastriot Rexha e nis me fitore aventurën te Malisheva

Kastriot Rexha e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij te Malisheva, me skuadrën që ka marrë tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj Dritës.

Malisheva triumfoi me rezultat minimal 0-1 në ndeshjen e Superligës së Kosovës.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Ibishi në minutën e 57-të, duke i siguruar Malishevës fitoren si mysafire.

Kështu, Malisheva e nis me rezultat pozitiv këtë kapitull të ri nën drejtimin e Kastriot Rexhës.

Postime të Ngjashme