Sot, më 10 tetor, shënohen 27 vjet nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), një prej subjekteve kryesore politike në vend. Partia u themelua më 10 tetor të vitit 1999, ndërsa kryetari i saj i parë ishte Hashim Thaçi.
Thaçi qëndroi në krye të PDK-së deri në vitin 2016, kur dha dorëheqje nga funksionet partiake pas zgjedhjes president i Kosovës. Pas tij, drejtimin e partisë e mori Kadri Veseli, i cili e udhëhoqi atë deri në nëntor të vitit 2020.
Më pas, detyrën e kryetarit e ushtruan Enver Hoxhaj dhe Memli Krasniqi. Aktualisht, PDK-ja drejtohet nga Bedri Hamza, i cili u zgjodh në këtë pozitë më 17 nëntor 2025.
PDK-ja hyri në qeverisjen e vendit pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2001. Në mars të vitit 2002, Bajram Rexhepi nga kjo parti u zgjodh kryeministër i Kosovës, detyrë të cilën e mbajti deri në dhjetor të vitit 2004.
Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2007, PDK-ja doli partia e parë në vend, ndërsa në vitin pasues Hashim Thaçi mori drejtimin e Qeverisë së Kosovës.
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, PDK-ja u rendit e dyta, duke siguruar 20.19 për qind të votave dhe 22 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

