Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që sot ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të TV Dukagjinit brenda Presidencës.
Kuvendi e miratoi ligjin me 88 votat e deputetëve më 6 tetor, ndërsa Presidentes së re, ia dërgoi më 15 tetor për dekretim.
Ndryshimet e miratuara përfshijnë kufizimin e dënimit maksimal në 15 vjet, mundësinë e vuajtjes së dënimeve në Kosovë, faljen presidenciale dhe ankesat në Gjykatën Supreme për çështje që lidhen me juridiksionin e Dhomave të Specializuara.
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësime për përputhshmërinë e ndryshimeve me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.
Nëse presidentja e kthen ligjin, Kuvendi do ta rishqyrtojë atë. Sipas procedurave kushtetuese, presidentja mund ta kthejë një ligj për rishqyrtim vetëm një herë, nëse Kuvendi e miraton sërish, ligji procedohet sipas rregullave kushtetuese.

