Dogana e Kosovës ka informuar operatorët ekonomikë dhe qytetarët se, sipas Nenit 168 të Kodit Nr. 08/L-247 Doganor dhe të Akcizave, mallrat jo-kosovare të destinuara për ri-eksport mund t’i nënshtrohen procedurës së importit të përkohshëm.
“Gjithashtu, në përputhje me kushtet e përcaktuara me legjislacionin në fuqi, këto mallra nuk i nënshtrohen: pagesave të tjera të përcaktuara sipas dispozitave përkatëse; masave të politikës tregtare, për aq sa këto masa nuk ndalojnë hyrjen ose daljen e mallrave nga territori doganor i Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e legjislacionit doganor, lehtësimin e tregtisë së ligjshme dhe ofrimin e informacionit të qartë dhe transparent për qytetarët dhe komunitetin e biznesit

