Enj. Tet 22nd, 2026

Ministria ia jep tenderin mbi 1 milion euro për rrugën Kijevë–Dollc, tri kompani ofertuan më lirë

Për zgjerimin e Rrugës Nacionale N9, në segmentin Kijevë–Dollc, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka rekomanduar për kontratë ofertën e grupit të operatorëve ekonomikë “Lika Trade Sh.p.k. & Lika Company Sh.p.k.”, në vlerë prej 1,059,204.26 euro.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën E-prokurimi, në garën për këtë projekt kanë marrë pjesë nëntë kompani, por vëmendje tërheq fakti se tri prej tyre kanë paraqitur oferta dukshëm më të lira se grupi i rekomanduar nga ministria.

“Pro & Co Group Sh.p.k.” ka ofertuar 805,695.59 euro, “Granit Sh.p.k.” 882,020.94 euro, ndërsa “BAGERI Sh.p.k.” 894,080.13 euro.

Dokumenti i publikuar nga ministria në platformën E-prokurimi i datës 25 shtator 2026, e paraqet grupin “Lika Trade Sh.p.k. & Lika Company Sh.p.k.” si të rekomanduar për kontratë. Në këtë dokument nuk jepen arsyet pse ofertat me çmime më të ulëta nuk janë rekomanduar.

Postime të Ngjashme