Enj. Tet 22nd, 2026

Aksion policor në veri të Kosovës kundër kontrabandës me mallra

Policia e Kosovës ka nisur një operacion në disa lokacione në veri të vendit, në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.

Operacioni po zhvillohet nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Veriut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe institucione të tjera relevante.

Sipas njoftimit të Policisë, aksioni është duke u zhvilluar sot, më 22 tetor, ndërsa detaje të tjera lidhur me operacionin pritet të bëhen të ditura gjatë ditës.

Policia ka bërë të ditur se opinioni publik do të informohet me kohë për zhvillimet e mëtejshme të këtij operacion

Postime të Ngjashme