Pre. Gus 28th, 2026

Nis protesta e operatorëve të autobusëve në Fushë Kosovë, bllokohet rruga para Komunës

Ka nisur protesta e operatorëve të transportit të udhëtarëve në Fushë Kosovë, të cilët kanë nxjerrë autobusët në rrugën para objektit të Komunës.

Si pasojë e protestës, rruga “Tahir Zema” është bllokuar për qarkullim, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe Policia e Kosovës, e cila po merret me mbikëqyrjen e protestës dhe situatës në trafik.

Në protestë po marrin pjesë operatorët PEP Trans, Egzoni Tours dhe Eni Trans, të cilët kërkojnë zgjidhje për problemet që lidhen me linjat e transportit drejt Prishtinës.

Protesta ishte paralajmëruar të mbahej sot, nga ora 10:00 deri në 12:00, përballë Komunës së Fushë Kosovës.

Operatorët kanë deklaruar se po përballen me vështirësi në vazhdimin e shërbimeve të transportit dhe po kërkojnë nga Komuna dhe institucionet kompetente një zgjidhje të qëndrueshme për këtë çështje

protesta e autobsua

Postime të Ngjashme