Pre. Gus 28th, 2026

Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara gjatë një kontrolli të realizuar ne pike kalimin kufitar te Kulla-Pejë.

Gjatë kontrollit të një automjeti të selektuar për ekzaminim në vijën e dytë, zyrtarët doganorë kanë gjetur para të gatshme në valutë të huaj dhe euro. Pas konvertimit të shumës së gjetur sipas kursit zyrtar, vlera totale e mjeteve monetare të padeklaruara ka rezultuar mbi 54 mijë euro.

“Në përputhje me procedurat ligjore dhe udhëzimet e organit kompetent, është konfiskuar 25% e shumës së padeklaruar, në vlerë prej mbi 13,500 euro, ndërsa pjesa tjetër e mjeteve është proceduar sipas procedurave. Dogana e Kosovës rikujton të gjithë udhëtarët se, gjatë kalimit të kufirit, janë të obliguar të deklarojnë mjetet monetare në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, duke siguruar njëkohësisht zbatimin e drejtë dhe të barabartë të procedurave ligjore”, thuhet në njoftimin e doganës.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme