Hën. Tet 12th, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim Hamdi Kelmendin, përfaqësuesin e Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare Islame në Pisa të Italisë.

.
Gjatë takimit, z. Kelmendi e njohu Myftiun Tërnava me punët dhe angazhimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare Islame në Pisa, si dhe me përgatitjet për organizimin e një aktiviteti që do të mbahet në nëntor të këtij viti, me qëllim të mbledhjes së fondeve për realizimin e këtij projekti.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava vlerësoi rëndësinë e këtyre nismave për ruajtjen e identitetit fetar e kombëtar të shqiptarëve në diasporë dhe shprehu përkrahjen e tij për angazhimet që po bëhen në funksion të ndërtimit të kësaj qendre.

Postime të Ngjashme