Hën. Tet 12th, 2026

Arrestohet Gani Geci nga Policia e Kosovës


Arrestohet Gani Geci nga Policia e Kosovë
Gani Geci është arrestuar të hënën në mbrëmje nga Policia e Kosovës.
Arrestimi vjen pas përplasjes së Gecit me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga familja Geci lidhur me një postim kritik ndaj deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, raporton Nacionale.
Mehmetaj ka treguar sonte, në emisionin “Debat Plus”, se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin, por ai kishte refuzuar.
Sipas gazetarit, pas refuzimit, ndaj tij ishin bërë kërcënime, për çka kishte vendosur ta denonconte rastin në Policinë e Kosovës.
“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj.
Ndërkohë, gjatë ditës, Gani Geci kishte njoftuar për një pajtim mes familjeve, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt.
Deri më tani, arsyet zyrtare të arrestimit nuk janë bërë të ditura.

Postime të Ngjashme