Zëvendëskryetari i partisë kroate DOMiNO dhe deputeti Igor Peternel ka riafirmuar se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur, duke kritikuar njëkohësisht skenën politike në Serbi.
“Kosova është shtet sovran dhe i pavarur!”, ka deklaruar Peternel, duke iu drejtuar politikanëve serbë.
Ai ka përdorur gjuhë të ashpër për të përshkruar rivalitetin politik në Serbi, duke thënë se atje po zhvillohet një përballje mes rrymave nacionaliste, të cilat, sipas tij, në thelb nuk dallojnë nga njëra-tjetra.
“Në Serbi keni çetnikizëm përballë një çetnikizmi edhe më të madh, të gjithë janë njësoj atje!”, ka deklaruar deputeti kroat.
Peternel ka theksuar gjithashtu se Kroacia duhet të mbajë një qëndrim të vendosur ndaj Serbisë dhe t’u përgjigjet qartë provokimeve të saj.
Deklaratat e deputetit kroat vënë në pah qëndrimin e tij për pavarësinë e Kosovës, si dhe kritikën ndaj politikës serbe dhe nacionalizmit që, sipas tij, karakterizon skenën politike në Serbi.

