Mar. Qer 2nd, 2026

Ilir Meta lirohet përkohësisht për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij

Ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është liruar përkohësisht nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babait të tij, Rexhep Meta, i cili ka vdekur dje.

Top Channel ka raportuar se Meta sot në mëngjes është nxjerrë nga burgu për t’u shoqëruar drejt fshatit Çepan, ku do t’i japë lamtumirën e fundit të atit të tij.

Ish-presidenti do të marrë pjesë në ceremoninë mortore që do të zhvillohet në vendlindjen e familjes së tij, në Çepan të Skraparit, ku familjarë, të afërm dhe miq do t’i japin lamtumirën e fundit Rexhep Metës.

Media në fjalë raporton se Meta sërosh do të kthehet në celi në mbrëmjen e ditës së sotme. Ndërsa do të lirohet sërish nesër në mënyrë që të presë ngushëllimet për humbjen e të atit.

Postime të Ngjashme