Hën. Sht 7th, 2026

Fatmir Sheholli del sot para gjykatës

Gjatë ditës së sotme duke filluar nga ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të nisë seanca fillestare ndaj Fatmir Shehollit, i cili akuzohet për veprat penale “Spiunazh” dhe “Shantazh”.

Me 25 gusht Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë ndaj Shehollit.

Në aktakuzë thuhet se Sheholli ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi Informativ i Serbisë (BIA) nga një datë e pacaktuar deri më 9 tetor 2025 dhe i ka raportuar Bojan Dimiqit, drejtor i Drejtorisë kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar.

Sheholli akuzohet se ka mbledhur, siguruar dhe i ka përcjellë përmes mesazheve telefonike të dhëna këtij agjenti të BIA-s informacione dhe dokumente që lidhen me aktivitete politike, gjendjen e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës.

Në aktakuzë thuhet se në telefonimin celular të sekuestruar nga Sheholli është gjetur një fotografi e një dokumenti që ka mbishkrimin “Top sekret 2”, të shkruar në gjuhën serbe.

Aty thuhet se shumica e fondeve të mbledhura nga ambasadat islamike në Beograd do të investohen në ndërtimin e xhamive në Kosovë.

Sheholli është arrestuar në tetor të vitit 2025 nën dyshimin për spiunazh

Postime të Ngjashme