Hën. Sht 21st, 2026

Donjeta Sadiku nesër në ring në Kampionatin Evropian “Sofia 2026”

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku do të ngjitet sot në ring në kuadër të Kampionatit Evropian të Boksit “Sofia 2026”, që po zhvillohet në Bullgari nga 15 deri më 26 shtator.

Sadiku, kampione mesdhetare e Kosovës, do të garojë në kategorinë deri në 60 kilogramë, ndërsa përballë saj do të jetë boksierja ruse Alina Pushkar, shkruan Indeksonline

Përballja është paraparë të zhvillohet sot më 21 shtator, nga ora 13:30, në “Ringun A”, në kuadër të programit të Kampionatit Evropian.

Federata e Boksit e Kosovës ka shprehur mbështetjen e saj për Sadikun, duke i uruar sukses dhe një paraqitje sa më të denjë në këtë ngjarje të rëndësishme të boksit evropian.

Postime të Ngjashme