Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka folur për sfidat e radhës të “Dardanëve”, teksa ka thënë se skuadra mezi po i pret katër ndeshjet e ardhshme dhe synon rezultate pozitive.
“Mezi po presim t’i luajmë katër ndeshjet e radhës. Çdo ndeshje keni dëshirë ta fitojmë. Kemi disa mungesa, por kemi ftuar lojtarë të rinj dhe kemi nevojë për ekip të mirë që ka uri për fitore”, ka thënë Foda në konferencën për media.
Ai ka pranuar se Kosovës i mungojnë disa lojtarë me përvojë, por beson fuqishëm te pjesa tjetër e ekipit.
“Na mungojnë shumë lojtarë me përvojë. Por kemi edhe 27 lojtarë të tjerë tek të cilët kam 100 për qind besim dhe edhe me ta do të paraqitemi shumë mirë”, ka deklaruar trajneri gjerman.
Foda është pyetur edhe për kapitenin Amir Rrahmani, i cili ka vendosur të largohet nga përfaqësuesja e Kosovës. Ai ka bërë të ditur se ka provuar ta bindë mbrojtësin që të vazhdojë të luajë për “Dardanët”, por pa sukses.
“Kam pasur një telefonatë me Amir Rrahmanin dhe kam provuar ta bind që të mos largohej nga Kombëtarja, por nuk ia dola ta bind”, ka thënë Foda.
Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve më 24 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”

