Enj. Nën 5th, 2026

Kosova nis grumbullimin, Franco Foda dhe djelmoshat “Dardanë” sot mbajnë stërvitjen e parë

Kombëtarja e Kosovës nis sot grumbullimin për angazhimet e radhës, ndërsa dita e parë do të përfshijë konferencën për media të përzgjedhësit Franco Foda dhe seancën e parë stërvitore.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, do të paraqitet para gazetarëve në konferencë për media, e cila do të mbahet në orën 12:00, në Hotelin “Emerald”.

Ndërkohë, në orën 17:00, futbollistët e Kombëtares do të zhvillojnë stërvitjen e parë në kuadër të këtij grumbullimi. Seanca do të mbahet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Postime të Ngjashme