Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë sërish thirrje për protestë kombëtare këtë të shtunë, duke ftuar qytetarët t’i bashkohen tubimit përpara kryeministrisë në orën 12:00.
Megjithatë, protesta e fundit u shoqërua edhe me tensione mes studentëve dhe përfaqësuesve të opozitës. Studentët kundërshtuan praninë e deputetëve demokratë dhe i larguan ata nga tubimi, duke kërkuar që protesta e tyre të ruante karakterin qytetar dhe të mos identifikohej me partitë politike.
Pavarësisht këtyre zhvillimeve, Berisha ka përsëritur ftesën për pjesëmarrje në protestën e radhës, duke u kërkuar qytetarëve të mblidhen këtë të shtunë, në orën 12:00, përpara godinës së kryeministrisë.

