Mër. Nën 4th, 2026

Kos: Kosova mbetet e përkushtuar për rrugën e saj evropiane

Komisionerja për Zgjerim e BE-së, Marta Kos, ka qenë folëse kyçe në takimin e sotëm për pakon e zgjerimit të Unionit.

Përpara të pranishmëve, Kos foli veç e veç për shtetet që kanë aspirata integruese në BE, duke potencuar hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë dhe sfidat me të cilat ballafaqohen,.Në rastin e Kosovës, ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për rrugëtimin evropian, duke shprehur vullnet për përparimin e Kosovës.

“Kosova ka mbetur e përkushtuar ndaj rrugëtimit të saj evropian, duke gëzuar një mbështetje të gjerë nga publiku.

Bllokimi institucional ndikoi në zbatimin e reformave që lidhen me BE-në gjatë periudhës së raportimit.

Megjithatë, së fundmi, Kosova ka intensifikuar zbatimin e agjendës së reformave. BE-ja e mirëpret zgjedhjen e presidentit të ri dhe shpresojmë se rikthimi i stabilitetit institucional do t’i mundësojë Kosovës të ecë përpara” tha ajo.

Postime të Ngjashme