Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) do të bëjnë sot betimin para Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Sipas njoftimit ceremonia e betimit do të mbahet në orën 11:00 në Zyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Të martën e kaluar, në një konferencë për media, Haxhiu ka treguar se është duke i shqyrtuar dokumentacionet që i kanë dërguar partitë politike.
Ajo kishte paralajmëruar së shumë shpejt do të nxjerr dekretin për KQZ-në e re.
“Sa i përket anëtarëve të KQZ, do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë shumë shpejt. Jam duke e analizuar dokumentacionin që kanë sjell partitë politike. Ju e dini që 6 vende i takojmë partive shqiptare, 4 vende të tjera komuniteteve jo shumicë dhe një është kryetari i KQZ, z. Radoniqi. Sapo t`i kemi të finalizuar të gjitha çështje në këtë proces natyrisht se do të veprojë dhe natyrisht se do të jem para jush për të arsyetuar vendimet apo dekretet”, ka thënë Haxhu.

