Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike, në bashkëpunim me Europol-in, ka zhvilluar një operacion në disa lokacione të call center-ave në Prishtinë.
Bëhet e ditur se operacioni ka përfunduar pak më parë, ndërsa gjatë aksionit janë arrestuar disa persona.
Po ashtu, gjatë kontrolleve janë konfiskuar prova që pritet të shërbejnë në vazhdimin e hetimeve.

