Kosovë
Diten e marte parashihet Mot i vranët dhe me reshje shiu. Në viset e larta parashihen reshje të përziera shiu dhe bore. Temperaturat: min: 0–3 °C ndersa * max: 6–8 °C. Era: Verilindore, me shpejtësi 1–6 m/s.
Shqiperi:
Ditën e Martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatarederi të dendura si dhe intervale kthjellimesh pas orëve të pasdites. Reshjet e shiu pritet të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët ndërsa në jug me intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.Temperatura me e ulet 6 ndersa me e lata 19 grade celcius.Era pritettë fryjë me drejtim verilindje – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht dhe lugina era meshpejtësi deri në 15 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu, të cilat lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme, me mbi 25 litra për metër katror. Kah fundi i ditës, reshjet do të ndërpriten.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut, e cila në disa zona përgjatë luginës së Vardarit herë pas here do të forcohet. Temperatura minimale 3 ndersa maksimale 14 grae celcius.
Në Shkup, moti do të jetë i vranët, me reshje të herëpashershme shiu me intensitet të dobët deri mesatar. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut.

