Enj. Tet 22nd, 2026

Moti sot,me vranësira të shpërndara dhe mundësi për të reshura shiu

KOSOVË

🌦️ E enjte, 22 tetor 2026

Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Në disa zona të vendit parashihen reshje shiu.
🌡️ Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4°C deri në 7°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 17°C deri në 21°C.
💨 Era do të fryjë nga drejtimi i jugperëndimit, me shpejtësi 1–6 m/s.

SHQIPËRI

🌦️ Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësiradhe reshje shiu.
Reshjet piten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme me intensitet të ulët të karakterit lokal në veri dhe pjesërisht në qendër të vendit. Temperatura minimale 9 grade celcius, ndersa maksimalja e dites 24 grade celcius.
🌬 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës kryesisht përgjatë vijës bregdetare pritet të arrijë shpejtësi deri 10m/s, shoqëruar me 🌊 valëzimin në dete të ulët të forcës 1-3 ballë.

MAQEDONI E VERIUT 

Moti do të jetë pjesërisht i vranët, me reshje të herëpashershme lokale shiu, veçanërisht gjatë pasdites dhe natës. Në disa vende, reshjet do të jenë në formë rrebeshesh, të shoqëruara me bubullima. Në disa lugina do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës në orët e mëngjesit. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura me e ulet 8 grade ndersa me e larta 24 grade celcius.Në Shkup, moti do të jetë pjesërisht i vranët, ndërsa gjatë pasdites dhe natës do të ketë reshje të herëpashershme shiu. Në disa pjesë të luginës, reshjet do të jenë në formë rrebeshesh, të shoqëruara me bubullima. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme.

Postime të Ngjashme