Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka deklaruar se presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e ka vlerësuar pozitivisht punën e Qeverisë në procesin e reformave dhe integrimit evropian.
Pas takimit me von der Leyen, Mickoski e cilësoi atë si të dobishëm dhe përmbajtësor, duke thënë se mesazhet e saj janë inkurajuese për vazhdimin e reformave dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
Ai theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar ndaj procesit të integrimit dhe synon që në periudhën e ardhshme të intensifikojë përpjekjet për avancimin e vendit drejt BE-së.

