Hën. Tet 5th, 2026

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personave të dyshuar për vjedhje

Njësiti i Hetimeve i stacionit policor të Graçanicës, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e disa personave të dyshuar.

Sipas policisë, personat që shihen në fotografitë e publikuara kërkohen për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e tyre, të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes emailit info@kosovopolice.com.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme