Sht. Tet 3rd, 2026

Vizita e von der Leyen në Shkup, ndryshime në qarkullimin rrugor

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë sot në Shkup, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Për shkak të vizitës së saj, në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut do të vendoset regjim i veçantë i qarkullimit. Në disa prej rrugëve të zonës qendrore priten mbyllje dhe kufizime të përkohshme, ndërsa trafiku do të ridrejtohet sipas nevojës.

Masat e sigurisë do të zbatohen gjatë lëvizjes së delegacionit të nivelit të lartë. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë udhëzimet e pjesëtarëve të policisë dhe ndryshimet e përkohshme në qarkullim.

Vizita në Shkup shënon ndalesën e fundit të turneut të von der Leyen në Ballkanin Perëndimor. Gjatë qëndrimit të saj janë paraparë takime me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Në fokus të vizitës janë procesi i integrimit evropian dhe hapat e mëtejshëm të vendeve të rajonit drejt Bashkimit Evropian, si dhe zbatimi i Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, me vlerë prej gjashtë miliardë eurosh.

Postime të Ngjashme