Hën. Tet 5th, 2026

Dyshohet për mjet shpërthyes në shtëpinë e Ramiz Kelmendit në Pejë

Një mjet shpërthyes dyshohet se është hedhur në drejtim të shtëpisë së biznesmenit Ramiz Kelmendi në Pejë.

Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes, ndërsa Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka siguruar zonën.

Njësitë përkatëse kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për trajtimin e mjetit, ndërsa rasti ka kaluar në procedurë hetimore.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me autorët apo motivin e mundshëm të rastit. Hetimet po vazhdojnë.

Postime të Ngjashme