Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, ka folur me vlerësim për futbollistin kosovar Edon Zhegrova, duke theksuar potencialin e tij të madh.
Spalletti ka thënë se Zhegrova është i paparashikueshëm dhe shumë i rrezikshëm në duelet një kundër një, sidomos kur skuadra luan në gjysmën e fushës së kundërshtarit.
Sipas trajnerit italian, nëse Zhegrova arrin të përmirësojë edhe disa aspekte të lojës së tij, ai mund të shndërrohet në një futbollist të nivelit më të lartë.
“Edhe nëse kompletohet pak më shumë, do ta shihni Zhegrovën – mund të bëhet një lojtar i nivelit të lartë”, është shprehur Spalletti.

