Pre. Shk 27th, 2026

“Falsifikim i rezultateve të votimit”, ftohen në intervistim 12 të dyshuar në Vushtrri e Skenderaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë ftuar për intervistim 12 të dyshuar në lidhje me veprën “Falfikim i rezultateve të votimit”, në Vushtrri.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Qendra e votimit Vushtrri 29.12.2025 – 02.01.2026. Më 26.02.2026 janë ftuar për intervistim shtatë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Po ashtu për intervistim janë ftuar edhe pesë të dyshuar nga qendra e votimit në Skenderaj.

“Qendra e votimit Skenderaj 29.12.2025 – 02.01.2026. Me 26.02.2026 janë ftuar për intervistim pesë të dyshuar lidhur me rastin e lartcekur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *