Kryeministri hungarez Viktor Orbán akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy se ende nuk i ka rinovuar furnizimet me naftë nëpërmjet tubacionit “Druzhba”, duke rrezikuar kështu sigurinë energjetike të Hungarisë.
“Furnizimet me naftë duhet të rifillojnë menjëherë! Ne e dimë që tubacioni është funksional. Ne e dimë që furnizimet me naftë në Hungari nuk janë rifilluar për shkak të vendimit politik të Presidentit Zelensky”, shkroi Orbán në rrjetin X.
Ai shtoi se Zelenski “pretendon sipas Brukselit se tubacioni i naftës nuk mund të rifillojë”.
Kryeministri hungarez deklaroi se pret që Ukraina të përmbushë detyrimet e saj ndaj Bashkimit Evropian dhe anëtarëve të tij dhe të rifillojë dërgesat.
Për shkak të situatës aktuale, Orbán tha se sot do të zhvillojë konsultime me Kryeministrin e Sllovakisë, Robert Fitz

