Skuadra e Dritës ka udhëtuar drejt Sllovenisë.
Kampioni i Kosovës nesër do të luajë ndeshjen e dytë të play-offit të Conference Leaguem ndaj Celjes.
Kjo do të jetë një ndeshje tejet e rëndësishme për “intelektualët”, ku do të kërkojnë përmbysjen e rezultatit.
Në ndeshjen e parë e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita pësoi humbje nga Celje, me rezultat 3-2.

