Mar. Shk 10th, 2026

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, pret në takim pronarin e kompanisë “Amo”, z. Sami Morina.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim pronarin e kompanisë “Amo”, z. Sami Morina.

Gjatë këtij takimi, u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe përkushtimi i kompanisë “AMO” në respektimin e standardeve hallall. Me këtë rast, u bë edhe ricertifikimi i kësaj kompanie nga Instituti Hallall i Bashkësisë Islame të Kosovës.

Po ashtu, Myftiu Tërnava e falënderoi z. Morina për kontributin e tij të vazhdueshëm si një nga donatorët e rregullt të Shoqatës Humanitare Bamirëse “Bereqeti”, duke theksuar kështu rëndësinë e mbështetjes së aktiviteteve humanitare dhe sociale.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *