Futbollisti i njohur kosovar, Hekuran Berisha është rikthyer në Superligën e Kosovës.
Berisha është transferuar te Dukagjini i Klinës, shkruan Indeksonline
20-vjeçari ishte larguar pikërisht nga “Hithat” dhe ishte bashkuar me ekipin shqiptar, Dinamo Tirana.
Por, ai tashmë është rikthyer sërish te Dukagjini, duke synuar që të ketë sukses me skuadrën kosovare.
Kujtojmë që Berisha ishte transferuar te Dinamo për 150 mijë euro.

