Die. Shk 1st, 2026

Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë

Aksi Elbasan-Qafë Thanë është hapur për qarkullimin e mjeteve, pas disa orësh bllokim të shkaktuar nga rrëshqitjet e dherave dhe gurëve në segmentin Librazhd-Qafë Thanë. Policia Rrugore, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, po menaxhon trafikun dhe po orienton drejtuesit e automjeteve për të garantuar mbarëvajtjen e qarkullimit.

Situata ka qenë problematike gjatë gjithë ditës, pasi bllokimi i plotë i rrugës në të dyja senset krijoi radhë kilometrike automjetesh, që sipas raportimeve për A2 CNN, kaluan mbi 20 kilometra.

Edhe gjatë ndërhyrjes për pastrimin e rrugës janë regjistruar shembje të tjera, duke vështirësuar ndjeshëm punën e mjeteve dhe zgjatur kohën e zhbllokimit.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve në terren dhe të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, për shkak të rrezikut nga rrëshqitje të tjera

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *