Kosovë
Moti sot do të jetë kryesisht me diell, me vranësira të pakta, të pranishme kryesisht përgjatë zonave malore.
Sipas Institutit Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°C, ndërsa temperaturat maksimale ndërmjet 29 dhe 34°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s./
Shqipëri
Për ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qwndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet kodrinore – malore të vendit në orët e mesditës deri pasdite.
Reshje shiu me intensitet kryesisht kë ulët përgjatë relieveve malore kryesisht në orët e mesditës e pasdites.
Prezencë e lartë e grimcave të rërës dhe pluhurit në ajër.Temperatura me e ulet 18 ndersa me e larta 38 grade celcius.
🌬Era parashikohet të fryjë me drejtim veriperwndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, përgjatë vijës bregdetare e kryesisht atë jugperëndimorë e zonave luginore era fiton shpejtësi deri në 14m/s.
🌊 Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
Maqedoni e Veriut
Mot Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare, lokalisht të zhvilluara. Në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugperëndimor.Temperatura me e ulet 14 ndersa me e larta 38 grade celcius.
Në Shkup: Me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.

