Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot, në Vushtrri.
Një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij, duke rënë nga një urë në qendër të qytetit.
Nga ky vetaksident ka pësuar shoferi, i cili është bartur me urgjencë drejt spitalit.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur njësitet policore, që po merren me ekzaminimet e nevojshme.

