Situata në sheshin “Skënderbej” në Tiranë vijon të jetë e tensionuar, ku nuk kanë munguar hedhja e bombave molotov dhe fishekzjarrëve.
Ndërkohë, zona është mbuluar nga një “mjegull” gazi lotsjellës, shkruan TCH.
Përdorimi i lëndëve piroteknike dhe gazit lotsjellës vjen në vijim të përplasjeve të regjistruara gjatë protestës në kryeqytet.
Më herët, incidente janë raportuar edhe pranë Piramidës, ku të rinj kanë hedhur fishekzjarrë dhe gurë në drejtim të policisë.

