Sht. Tet 24th, 2026

Tetë të lënduar në protestën e sotme në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë jep detaje mbi gjendjen e tyre

Gjashtë persona kanë marrë trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara gjatë protestës së sotme në Shqipëri, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas informacioneve paraprake të ministrisë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur për trajtim një deputet i Kuvendit të Shqipërisë, një përfaqësuese e medias dhe katër protestues.

Ministria njoftoi se të gjithë personat e lënduar që janë trajtuar në QSUT kanë lënë spitalin pas marrjes së ndihmës mjekësore.

Ndërkaq, në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) janë trajtuar një efektiv policie dhe një përfaqësues i medias.

Sipas njoftimit zyrtar, gjendja shëndetësore e dy personave të trajtuar në SUT është stabile.

Postime të Ngjashme